14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Halili: Ato që votuan tani VMRO-DPMNE-në, nuk do ta bëjnë përsëri në zgjedhjet e ardhshme

Shkup, 5 nëntor – Muhamed Halili, ish ambasador, konsideron se qytetarët në këto zgjedhje kanë votuar për VMRO-DPMNE-në, por në zgjedhjet e ardhshme nuk do të votojnë për këtë parti sepse janë dëshpëruar nga deklaratat e tyre se emri i ri “Maqedonia e Veriut” tani më është realitet dhe nëse nuk respektohet do të kenë probleme me institucionet, gjegjësisht gjyqësinë dhe prokurorinë, transmeton Zhurnal.

Sipas Halilit, kjo deklaratë është e mirë për shtetin por jo edhe për VMRO-DPMNE-në.

Këtë Halili e deklaroi në një emision debativ në Tv24.

“Në zgjedhjet parlamentare, ato qytetarët do t’i thonë Mickoskit se nuk votojmë për ty sepse kishim një pasqyrë ndryshe para zgjedhjeve lokale”, konsideron Muhamed Halili.

Ish ambasadori konsideron se këshilltarët e VMRO-DPMNE-së kanë bërë një gabim të madh me deklaratat solemne me Republikën e Maqedonisë.

“Ne jemi të detyruar të respektojmë Marrëveshjen e Prespës dhe çdo lojë e mëtejmë me emrin e shtetit do të sjellë pasoja. VMRO-DPMNE është dëmtuar me këto deklarata. Kjo është gjë e keqe për shtetin”, thotë Halili.

Ai shprehet se shtetit i nevojitet një kryeministër me përvojë i cili do të jetë i aftë ta nxjerë shtetin nga kriza politike në të cilën ndodhet.//Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img