17.8 C
Skopje
Friday, March 24, 2023

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Gostivar, 2 shkurt – Qytetarët e Gostivarit masivisht pritën delegacionin e funksionarëve të lartë të BDI-së të përbërë nga nënkryetari Izet Mexhiti, sekretari organizativ Blerim Bexheti, sekretarja për barazi gjinore Saranda Imeri, kryetar i Këshillit Mbikqyrës Musa Xhaferi, anëtari i kryesisë Nevzat Bejta, deputeti Kastriot Rexhepi, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, zëvendës-ministri Bashkim Hasani dhe sekretari shtetëror Adnan Ejupi.  

Zëvendës-ministri  i Mbrojtjes Bashkim Hasani gjatë hapjes së takimit me bashkëqytetarët e tij tha se në vend që të flasin për tubimet e tyre Bashkë për Europë, merren me shpifje dhe akuza personale dhe për partinë, sepse kanë përvojën pai që edhe më parë kanë shpifur për njëri tjetrin, tha Hasani. Ata që bëjnë thirrje për përgjegjësi nga unë, ju them që të japin ata përgjegjësi për punët që skanë bërë, ndërsa Artani nuk ka legjitimetet të kërkoj përgjegjësi nga unë, ai që mund të kërkojë nga unë përgjigjësi është lideri i partisë Ali Ahmeti por jo Artani.

Saranda Imeri Stafai, sekretare për barazi gjinore tha se që nga themelimi  BDI në Gostivar gjithmonë ka sjell fitore, edhe në momentet më të vështira, por çka fitoi asnjë pozitë në ekzekutiv as edhe në niveleve tjera. Bash me intereson se çfarë ka folur para qytetarëve të Gostivarit Artani, për të cilët nuk kanë bërë asgjë. Tani njerëzit me të cilët punuam bahkë ditë e natë, nuk na deshirojnë në degët tonë, të cilën e udhëheq Artan Grubi, i cili vendos se kush është kuadër i mirë, e kush jo. Mirë more Artan, po të pyes nga kjo foltore: Çfarë vlera ke ti? Unë të njof vetëm si njeriu qe ka bërë më shumë gafe se secili komedian, tha Imeri.

Deputeti Kastriot Rexhepi tha se është i nderuar që ështëp jesë e këtij tubimi masovik, sepse është këtu për qytetarin për të diskutuarFunksionarët e lartë të BDI-së realizuan takim qytetarët dhe bazën partiake në Gostivar,kërkuan Lista të hapura dhe diskutim në kryesi  për zhvillimet në BDI pasi që nijeti është i mirë. Apeloj deri te kryetari i BDI-së Ali Ahmeti të ulet dhe të bisedoj dhe të gjej një zgjidhje në të mirë të BDI-së dhe qytetarëve!

Musa Xhaferi, miku më i afërt i Ali Ahmeti dhe kryetar i Këshillit mbikqyrës citoi fjale te kryeministrit shqiptar Edi Rama se Artani është shqiptari më i mirë në mesin e maqedonasve dhe maqedonasi më i mirë mes shqiptarëve. “Ka edhe shumë lapsuze tjera, pa fund dhe si duket i gjithë fokusi drejtohet nga ky person, i cili din të anatemoj, te përqaj, të keqpërdorë portalet për ti përqarë njerezit, sepse është mjeshtër i përqarjeve. I pari i ekzekutivitit, në emer të BDI-se vazhdon të bën përqarje dhe ofendime për anëtarët e partisë, pa kurfarë përgjegjësie, po a bash mendon se do ta lejojmë ta shkateroj partinë pas gjithë mundin që e kemi dhënë për këtë parti”, tha Xhaferi.

Në takimin masiv në Gostivar sekretari organizativ dhe kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti deklaroi se shqiptarët dhe mbështetësit e BDI-së nuk mund të jenë të painteresuar për gjendjen në parti, prandaj vijnë në këtë numër të madh në takime, secili qytetar interesohet për investimet kapitale, për punën e ministrave, sepse jemi partia më e madhe shqiptare në vend. “Por nuk është virtyt i shqiptarëve arroganca dhe si në kohën e komunizmit të shfrytëzohen mediat për të ofenduar kolegët e vet. Apeloj deri te kryetari i partisë të analizon shqetësimin e anëtarëve të BDI-së, sepse me një debat parimor gjendet zgjidhje per çdo problem”, tha Bexheti.

Kryetari i Gostivarit për dy mandate, ndërsa për aktualisht anëtar i Kryesisë Nevzat Bejta tha se do të jetë në shërbim të qytetarit të Gostivarit dhe do merrem me politikë deri sa të ngrejmë emrin e qytetarit të Gostivarit dhe të qytetit të Goativarit. “20 vite kemi dhënë gjithçka nga jeta jonë për këtë qytet dhe këtë parti ndërsa tani klani që quhet dega e BDI-së në Gostivar të më largon nga dega. Erdhen këtu shtatë ditë nëpër Gostivar, fshiheshin pas fotove që qytetarët fotografoheshin me kryetarin Ahmeti, ndërsa asnjë ministër nuk tregoi për një projekt të realizuar në Gostivar, vetëm një projekt’ tha Bejta.

Përmbylljen e takimit me qytetarët e Gostivarit e bëri nënkryetari i Bashkimit Demekratik për Integrim dhe deputet i Shkupit, Izet Mexhit i cili tha se kjo pakënaqësi ka filluar më herët, e vonuam votimin e qeverisë 17 ditë, pastaj shpëtuam qeverinë me Kastriotin. Po, ama këto shqetësime i kemi diskutuar në kryesi dhe kemi gjetur zgjidhje. Tash na ndodh një koalicion për Evropë, pse deri tash nuk ishit me Evropë? Kur të ketë nevojë Artani do të bëj për Evropë, pse tash Kastrioiti nuk është për Evropë?

‘Në një kohë kur qeveria ka 64 deputetetë, për të shpëtuar Artanin, merr deputet nga opozita, pra është Aleance për Artanin jo për Evropë. Duke vrapuar për të bërë akrobacione për 81, mund te mos kemi as 61. Ne shohim se nuk jemi në rrugë të mirë, sepse këtë e dëgjojmë nga qytetari se  ne nuk rijmë në sallone. Dy qytetarë nga Pollogu më thanë shyqyr që keni dal se do ta shpëtoni BDI-në, se si kanë nis Artani kemi frikë se do ti humbim zgjedhjet. Ne nuk kemi dal, për të kërku poste, por tia shpëtojmë fytyrën Ali Ahmetin’, tha  Mexhiti duke përfunduar se Na thanë keni gabuar hajde te shpija, por dera e shtëpisë është e mbyllur, prandaj qytetari na e hapi deren!

Gabim ishte që e bëmë sekretar organizativ Artan Grubin pasi që se nuk e njef strukturën. Kemi një parlament me deputete lojal por jo kualitativ. Na nevojitet Lista të Hapura, tha Mexhiti.

Takimi me bazën në Gostivar është takimi i shtatë me radhë i funksionarëve të lartë të BDI-së që cilët ngritën zërin kundër dështimeve të akzekutivit të BDI-së në qeveri të drejtuar nga Artan Grubi. Më parë takime u zhvilluan në Studeniçan, Manastir, Kumanovë, si dhe në Shkup me Forumin Rinor dhe atë të Gruas, ndërsa të hënën takim I tillë u zhvillua në Kërçovë. Takime me bazën janë paraljamëruar edhe në qytete tjera të vendit.

Latest news
Related news