0.8 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Grubi prap “surprizoi” shqiptarët: Në Zhelinë përmendi himnin kombëtar, në Prilep “gatitu” para himnit maqedonas

Shkruan: Bexhet Muslu

Kamë thënë dhe po e përsëris prap, se me një zëvendës kryeminisër dhe sekretar të përgjithshëm si Artan Grubi, BDI-së më duket se nuk i duhen armiq nga jashtë.

Këtë ai po e dëshmon me çdo ditë të veprimit politik. Në çdo hap që bën në politikë, bën gabime dhe veprime kontradiktore. Dy veprime të tij kontradiktore ishin në Zhelinë dhe në Prilep. Para tri ditëve në Zhelinë përmendi plisi dhe himnin kombëtar, kurse dje ndenji “gatitu” para himnit maqedonas, bashkë me komitat, majtistat e komunistat.

Ai mendon se memorja e shqiptarëve është me buton dhe mund t shkyçe dhe t aktivizohet kur t’i konvenon dhe si t’i konvenon.

Sjellje tjetër kontradiktore e Grubit është ajo para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.

Deri dje bënte fotografi me çallam në kabinetin e tij luksoz, me kostume të shtrenjta e me kollare, sot don të shitet si funksionar modest, pa kollare e me atlete.

Është mirë që BDI në ditët e fundi të fushatës ta “shkyçë” Grubin, jam I bindur se shumë më mirë do të kalojnë në zgjedhje.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img