14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Goran Bllagoev: Lajmet e rrejshme pengojnë marrëdhëniet bullgaro-maqedonase

Sofje, 31 tetor – Kandidati për presidenti të Bullgarisë nga Unioni nacional i së djathtës – KOD, Goran Bllagoev në deklaratë për BNT, duke i komentuar marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes, thotë se janë të domosdoshme negociata intensive politike sepse marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë në pikë të ngrirjes.

Ai, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, vlerëson edhe se vetëm me histori nuk mund të jetohet.

“Problemi me Maqedoninë e Veriut është se po fliten shumë të pavërteta. Pohimi se nuk ka pakicë maqedonase në Bullgari në të vërtetë është i pasaktë. Në Bullgari ka njerëz me identitet maqedonas, që është imponuar nga ish-partia komuniste bullgare, e cila udhëhoqi vendin 45 vite”, tha Bllagoev.

Bllagoev e parashtron edhe pyetjen përse në takimin tek presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka pasur njerëz të cilët paraqesin vetëm një pikëpamje, duke aluduar në takimin në Sofje të shefit të shtetit bullgar me përfaqësues të shoqatave të bullgarëve në Maqedoni të Veriut.

Sipas Bllagoevit, në atë kontekst, nuk duhet të flitet për pakicë bullgare në Maqedoni të Veriut, por Bullgaria duhet t’i mbrojë të drejtat individuale të çdo shtetasi bullgar i cili ka identitet bullgar.

Ai vlerëson se regjistrimi i bullgarëve si grup i posaçëm etnik do të japë, siç tha, “bazë për pretendime për pakicë maqedonase në Bullgari nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Bllagoev e parashtroi pyetjen se ç’po ndodhë me lajmet e rrejshme për gjoja shkatërrimin e varreve ushtarake bullgare në afërsi të Kavadarit për çka u konfirmua se janë shkatërruar gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë në vitet e 30-ta të shekullit 20, duke vlerësuar se gjërat e tilla “shkaktojnë që armiqësia të jetë më e fuqishme, ndërsa maturia të zhduket”. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img