24.8 C
Skopje
Monday, September 25, 2023

Gjykata i cakton arrest shkupjanit që u mori 48 mijë euro me mashtrim 10 qytetarëve

Shkup, 1 shtator – Gjykata përcaktoi masë paraburgimi për të akuzuarin në rastin me mashtrimin gjatë shitblerjes së banesave  të cilëne  zbuloi MIA.  I akuzuari  nuk u paraqit në gjykim, prejse  në seancën paraprake  deklaroi  se deri më sot do të kompensoj një pjesë të shumës, ndërsa deri në fund të tetorit do ta kthejë gjithë vlerën prej rreth 48 mijë euro me të cilat ka dëmtuar 10 qytetarë.

Gjykimi i sotëm u mbajt tre muaj e gjysmë pas  Propozimit të prokurorisë për agjentin e patundshmërive, për shkak të veprës penale të kryer – Mashtrim, e cila vijoi menjëherë pas  zbulimit nga MIA se të dëmtuarit në   video deklaratë për mediumin tonë i kanë shpërndarë dëshmitë e tyre, ndërsa pas zbulimit paraprakt të rastit, vazhdimisht ka ndjekur dhe inicuar përgjigje për  të njejtat.

Shkupjani 41 vjeçar akuzohet për Vepër penale – Mashtrim, sepse, sipas akuzës, ai ka dëmtuar dhjetë persona, të cilëve  në mënyrë të rreme  u ka treguar fakte se si agjent i patundshmërive në Agjencinë e tij për patundshmëri është autorizuar  në emër të pronarëve të banesave t’ua shesë ato personave tjerë. I akuzuari i reklamoi banesat dhe i publikoi për shitje, duke bërë që palët e dëmtuara të dëmtojnë pronën e tyre me vlerë më të madhe.

Me katër të dëmtuarit, i akuzuari ka lidhur Marrëveshje për kapar për banesat në ndërtim dhe pa paguar  vlera të ndryshme,  por nuk arriti deri te Marrëveshjet për shitblerje. Me gjashtë të dëmtuar,  i akuzuari ka lidhur Marrëveshje për kapar dhe paguajti vlera të ndryshme  për kaparin, ndërsa pastaj ka lidhur edhe Marrëveshje për shitblerje,  në të cilat pa njohurinë e pronarëve të vërtetë është nënshkruar si “shitës”.

Njëri nga të dëmtuarit, sot për MIA-n, deklaroi se e ka denoncuar rastin menjëherë prejse  e ka parë shkrimin me të cilin MIA e  zbuloi mashtrimin e një pjese të qytetarëve të dëmtuar.

“Prejse e lexova tekstin e kuptova se jam mashtruar. Paraprakisht nuk e kam ditur se bëhet fjalë për mashtrim. Kontakti me agjentin ishte i rregullt, u  anulua pagesa e tatimit në Qytetin e Shkupit, e fundit ishte ajo që e përfunduam në noter,  dhe këtu agjenti filloi me justifikime se nuk mund të vjen”, deklaroi i dëmtuari.

MIA  e zbuloi rastin dhe vazhdimisht kërkonte përgjigje nga njoftimi për “Mashtrim”, e cila ishte dorëzuar  te Ministria e Punëve të Brendshme më 23 mars të vitit 2021, deri në  formimin e lëndës, privim nga liria, të agjentit si dhe procedura të cilën e inicoi Prokuroria dhe masat e caktuara të  kujdesit, dhe deri te   Propozimi i prokurorisë.

Përfaqësues i akuzës është prokurorja Ana Stojkoviq Dimitrovska ndërsa rastin e udhëheq gjykatësja Aleksandra  Risteska.

Marketing
Related news