14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Gjykata e Prishtinës merr vendim për djalin e kryetarit të Junikut, Agron Kuçit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Flamur Kuçit, djalit të kryetarit të Junikut, Agron Kuçit.

Lajmin për Sinjaline ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar pyetjes tuaj, mund të ju konfirmoj që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, tha Gashi. Kjo masë do t’i llogaritet deri më 30 nëntor.

Nga burimet është mësuar se i njëjti dyshohet se në bashkëkryerje me zyrtaren e komunës së Junikut, Blerina Sallaj dhe aktivistë të tjerë të AAK-së kanë përgatitur materialin e sekuestruar nga Policia, që kishte destinacion diasporën.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img