Shkup, 9 nëntor – Gjykata Administrative rrëzoi vendimin e Komisionit të Zgjedhjeve dhe vendosi që në Zhelinë të mos ketë rivotim. Komuna i mbetet Blerim Sejdiut nga Lëvizja Besa i cili punën e rivotimit e quan përpjekje kriminale për ta vjedhur komunën.
“Fakte nuk ka pasur edhe më herët edhe ajo ishte një tentativë kriminale për ta vjedh një komunë e cila është fituar në mënyrë demokratike me zgjedhje të lira me vota të qytetarëve që kanë dalë edhe votuar dhe ishte një tentativë që pasi përfundoi gjithçka dhe pasi u pa rezultati se dikush doli fitues e dikush humbës, normalisht humbësit tentuan të përdorin një mekanizëm kriminal të errëta edhe të bëjnë disa ankesa të pa baza për shkak se proces verbalet ishin shumë të pastra”, tha Blerim Sejdiu, kryetar i Komunës së Zhelinës.