Gjatë ditës së djeshme, moderatorja e njohur kosovare, Elita Rudi, ka festuar ditëlindjen e 29-të.
Këtë ditëlindje ajo e ka festuar në Turqi bashkë me bashkëshortin e saj, njëherit reperi, Gjiko.
Elita është përkujdesur që me ndjekësit e saj të ndajë imazhe e video të ndryshme nga atje.

Por një dedikim i veçantë nga Gjiko nuk ka munguar.
Reperi ka treguar se Elita është krahu i tij më i fortë, e cila i qëndron atij afër në secilën sfidë të jetës.

“Sfidat e jetës shkojnë e vijnë e ty të kam gjithmonë në krahun tim”, ka shkruar ai.

Ata janë të martuar prej vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve.