2.8 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Gjermania propozon t’i vazhdohet mandati Ghebreyesus si OBSH-së

Gjermania ka propozuar për mandatin e dytë Drejtorin e Përgjithshëm aktual të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), etiopiani Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Kjo hap rrugën për rizgjedhjen e tij të mundshme, njoftoi sot Ministria Gjermane e Shëndetësisë.

“Gjermania po emëron Tedros për një mandat të ri”, tha një zëdhënës i ministrisë gjermane. Mbështetja zyrtare e një vendi është e nevojshme që dikush të jetë kandidat.

Në vitin 2017, Ghebreyesus u bë afrikani i parë që drejtoi atë agjenci të fuqishme të OKB-së, e cila është në vijën e parë të luftës kundër pandemisë së COVID-19.

Diplomati etiopian ende nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse do të kandidojë për një mandat të dytë pesëvjeçar, por burimet diplomatike thanë se ai është një kandidat.

Vendet anëtare do të votojnë për kreun e ri të OBSH-së në një votim të fshehtë gjatë Asamblesë Botërore të Shëndetit në maj. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img