34.8 C
Skopje
Tuesday, July 5, 2022

Gjelbërimi, rruga efikase për uljen e karbonit

Kina planifikon të mbjellë 500 milionë mu (rreth 33.33 milionë hektarë) pyje dhe kullota në pesë vitet e ardhshme, për të ndihmuar në arritjen e objektivave të saj për reduktimin e emetimeve të karbonit, sipas autoriteteve pyjore të vendit.

Detyra përfshin mbjelljen e 54 milionë mu pemësh dhe 46 milionë mu kullota çdo vit, tha Zhang Wei, kreu i departamentit të mbrojtjes dhe restaurimit ekologjik të Administratës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave (NFGA).
Plani i pyllëzimit është pjesë e përpjekjeve të Kinës për të përmbushur angazhimin e saj për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060.

Kina synon të rrisë shkallën e saj të mbulimit të pyjeve në 24.1 për qind dhe mbulimin e bimësisë në 57 për qind deri në vitin 2025, siç përshkruhet në Planin e 14-të Pesëvjeçar të vendit (2021-2025) për mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve dhe kullotave, bën të ditur “Xinhua”.

Vendi ka krijuar pyjet më të mëdhenj të mbjellë në botë, duke rritur mbulesën e tij pyjore nga 12 për qind në fillim të viteve 1980 në 23.04 për qind në vitin 2020.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img