14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Gjatë gërmimeve për ndërtimin e një objekti të ri, KFOR-i has në mbetje mortore

Gjatë gërmimeve për ndërtimin e një objekti të ri, në bazën e KFOR-it janë gjetur mbetje mortore.

KFOR-i në një përgjigje elektronike për Telegrafin thotë se mbetjet mortore dyshohet se janë mbetje njerëzore.

“Gjatë punimeve për ndërtimin e një objekti të ri, në gërmim e sipër  janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të reja në lidhje me këto mbetje”.

Zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella thotë se hetimet janë duke u zhvilluar nga Policia ushtarake e KFOR-it dhe Policia e Kosovës.

“Të gjitha provat në këtë rast i janë dorëzuar Policisë së Kosovës e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img