2.8 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Georgievski: Nëse të gjitha subjektet në vend nuk do të donin Maqedoni të pavarur, kjo nuk do të kishte ndodhur

Shkup, 17 shtator – Ish -kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së Ljupco Georgievski konsideron se nëse të gjitha subjektet në vend, pavarësisht nga përkatësia politike, ideologjike apo etnike, në periudhën e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nuk do të donin Maqedoni të mëvetësishme dhe të pavarur kjo nuk do të kishte ndodhur.

Në të kaluarën, thekson ai, kur ka qenë i ri ka pohuar se ka pasur shumë pak energji për Maqedoni të mëvetësishme, por tani që sheh rezultatet dhe zhvillimet që në periudhën e formimit të Jugosllavisë dhe gjatë shpërbërjes, është i vetëdijshëm se në atë gjeneratë ka ekzistuar frikë reale që duhet të kalkulohet, ndërsa ka qenë rezultat i shtypjeve të sistemit.

“Nga ana tjetër, një gjë është e qartë, nëse kjo Maqedoni e mëvetësishme dhe e pavarur nuk do të mbështetej nga të gjithë faktorët në vitin 90, madje edhe në mënyrë pasive, e jo me rezistencë, Maqedonia nuk do të ishte shtet i pavarur. Pra, ka pasur dëshirë të madhe te të gjitha strukturat, pavarësisht nëse janë të ndryshme në aspektin etniki politik apo ideologjik, Maqedonia të bëhet shtet i mëvetësishëm, tha Georgievski në tribunën “Rruga drejt pavarësisë” që u mbajt me iniciativë të kryeministrit Zoran Zaev sot në Qeveri me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë.

Ai shprehet se në takimet që kishte në atë kohë si kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe aktivitetet për shtet të pavarur, është theksuar vazhdimisht që të shpallet pavarësia, madje edhe nëse ajo do të zgjaste disa muaj.

“Mendohej për presionin nga Millosheviqi, nëse do të ketë ndërhyrje nga APJ-ja apo jo, për të punuar në zgjimin e qytetarëve maqedonas për mëvetësi dhe pavarësi dhe thamë të paktën dy muaj Maqedonia të jetë shtet i pavarur, do të ketë sërisj në histori se ka pasur Maqedoni të pavarur”, tha Georgievski.

Sipas tij, mbijetesa e vendit për 30 vjet me, siç tha ai, kaq shumë vuajtje, mundime, lufta është garanci që ne do të mbijetojmë të paktën në njëqind vitet e ardhshme.

“Ne harrojmë se sa e vështirë ishte periudha e shkëputjes, gjatë shpërbërjes së Maqedonisë dhe nuk ishte ndonjë faktor, por ndoshta e përdori mjaft mirë këtë për të arritur qëllimin e saj, meqë qëllimi është më i rëndësishmi, e ky është që Maqedonia të jetë shteti i mëvetësishëm dhe i pavarur. “Po të mos ishte konteksti i shpërbërjes së bllokut komunist dhe me këtë shpërbërja e ish-Jugosllavisë, ne nuk do ta kishim Maqedoninë e pavarur,” tha Georgievski, i cili tani është kryetar i VMRO-PP-së.

Në tribunën e sotme marrin pjesë edhe kryetari i parë i Parlamentit maqedonas Stojan Andov, ish-kryeministri Lubço Georgievski, si dhe Vasil Tupurkovski, Lubomir Fërçkoski, Gjulistana Markovska, Naser Ziberi, Xhevdet Hajredini, Muhamed Halili dhe Denko Maleski.

Muhamed Halili, shprehet se pavarësia e vendit qëndronte në një kombinim të rrethanave të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe vendimmarrjes.

“Ata që kishin elan për të shpallur Republikën e Maqedonisë të pavarur menjëherë nuk morën parasysh disa fakte thelbësore në lidhje me atë se çfar më pas, dhe ashtu në mënyrë partizane nxituan drejt pavarësisë, por harruan se forcimi i pavarësisë së vendit varet nga shumë faktorë, kryesisht ekonomikë, por edhe në raport me fqinjët, duke marrë parasysh se edhe kombi edhe gjuha ishin kontestuar atëherë në kohën jugosllave, por nuk menduan as për mënyrën se si do të ndërtohen marrëdhënie ndëretnike”, tha Halili, duke shtuar se kjo ishte pika më e dobët.

Qëllimi i tribunës është që përmes përmes kujtimeve, observimeve dhe mendimeve, të bëhet përmbledhje e mësimeve të nxjerra nga përballja me sfidat në ditët kur përgatitej referendumi për shpalljen e pavarësisë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img