24.8 C
Skopje
Monday, September 25, 2023

Ganiu apel banorëve të Çairit të vaksinohen

Shkup, 30 shtator – Kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat i BDI-së për 4 vitet e ardhshme Visar Ganiu, gjatë ditës së sotme vizitoi Pikën e vaksinimit në Komunën e Çairit. Me këtë rast ai bëri edhe apel deri tek qytetarët për t’u vaksinuar, duke theksuar se vetëm përmes këtij procesi do të mund t’i jepet fund pandemisë së Kovid 19.

“Nga Pika e vaksinimit në Komunën e Çairit po ju bëjmë apel qytetarë të nderuar që të vini e të vaksinoheni, sepse vaksinimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithëve dhe vetëm në këtë mënyrë do të mund ta mposhtim pandeminë e Kovid 19 e t’i kthemi normalitetit”, ka theksuar Ganiu.

Kryetari Ganiu po ashtu potencoi se të gjithë ata që në pamundësi të lëvizjes për shkaqe të ndryshme, komuna me ekipet e veta është e gatshme të asistojë në dërgimin e stafit mjekësor në shtëpitë dhe banesat përkatëse. Për këtë mjafton të paraqiteni e t’i shkruani komunës në rrjetet sociale ose në uebportalin zyrtar të komunës.

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/videos/1219173791896263/
Marketing
Related news