0.8 C
Skopje
Friday, January 27, 2023

Gaber: I realizuam kërkesat, tani është koha të marrim rezultat korrekt

Shkup, 12 nëntor – Politika e zgjerimit është mjeti më i mirë për konsolidimin demokratik, inkurajimin e reformave komplekse dhe forcimin e lirive dhe të drejtave themelore, por fuqia e saj transformuese bazohet në kushtëzimin dhe vlerësimin objektiv të rezultateve në procesin përmes të cilit ato janë. pasqyrohen vlerat e Bashkimit Evropian, deklaroi sot sekretarja shtetërore me Sekretariatin për çështje evropiane Kalinka Gaber në Konferencën dedikuar Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Vilnius, të organizuar nga Komisioni për çështje evropiane në Parlamentin e Lituanisë.

“Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së ka qenë gjithmonë me gjemba, por situata aktuale imponon sfida nga ana e BE-së dhe kapacitetit të saj për të zbatuar vendimet e saj. Përmes përkushtimit në agjendën evropiane dhe përmbushjes së kushteve nga Brukseli, ne kemi investuar energji për evropianizimin e shoqërisë, por edhe për kapitalin politik. Megjithatë, perspektiva e dobësuar e integrimit evropian e shkaktuar nga ri-inskenimi i procesit tregon se premtimet e paplotësuara të BE-së kanë pasoja në stabilitet dhe prosperitet”, theksoi Gaber në fjalim në panelin “Ballkani Perëndimor – status kuo dhe sfidat kyçe”.

Ajo theksoi se vetoja e Bullgarisë jo vetëm që bllokon rrugën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt BE-së, por edhe politikat evropiane në rajon dhe i minon kredibilitein e Unionit dhe besimin e opinionit.

“Madje edhe vendet që kanë qasjen më të rreptë ndaj procesit të anëtarësimit në BE nuk kanë dyshim se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim. Sfida kryesore për BE-në është të provojë se është me të vërtetë një bashkim i bazuar në vlera dhe ka fuqinë për të zbatuar vendimet e tij – të gjitha alternativat e tjera janë vërtet më të shtrenjta për të dyja palët”, shtoi Gaber.

Ajo potencoi se fillimi i negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është vendimtar për ripërtëritjen e momentit evropian në rajon, si dhe një çështje po aq e rëndësishme për rajonin dhe Bashkimin Evropian.

Sipas saj, të dyja palët e ekuacionit kanë përgjegjësi që ky proces të ketë sukses në sigurimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

“Për forcimin e besimit të ndërsjellë kërkon një integrim më të ngushtë dhe BE-ja duhet të gjejë një mënyrë për të përfshirë gradualisht vendet e Ballkanit Perëndimor në planifikimin e saj strategjik, i cili do të zhvillojë aftësitë e veta për t’u përballur me sfidat dhe qëndrueshmërinë në kohë krize”, përfundoi Gaber.

Siç informoi SÇE-ja, ngjarja u organizua si shprehje e mbështetjes së vazhdueshme dhe të dukshme të Lituanisë për integrimin evropian të rajonit në BE, me diskutimin e fokusuar në tejkalimin e sfidave aktuale në mënyrë që të kompletohet vizioni i ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët evropiane të bazuar në të përbashkët vlerat dhe interesat strategjike.

Në panel-diskutimin fjalim patën edhe zëvendësministrja shqiptare për Evropën dhe Punë të Jashtme Megi Fino, deputeti serb Ilija Matejiq dhe deputeti dhe ish-ministri kroat i Punëve të Jashtme Davor Ivo Shtier, të cilët së bashku me nikoqirët lituanez dhanë një mesazh të fortë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë. E Veriut dhe Shqipërinë.

Si shprehje e përkushtimit të Lituanisë për tejkalimin e pengesave në rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, gjatë vizitës në Vilnus, sekretarja e shtetit Gaber realizoi takime me përgjegjësen për çështje të BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Dalia Sukakiene dhe me kryesuesin me Komitetin për punë të Jashtme të Parlamentit lituanez, deputeti Zhigimantas Pavilionis.

Latest news
Related news