6.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

Fushata elektorale, Jashari: Partitë do të merren me kërcënime dhe shpifje

Shkup, 27 shtator – Temat e interesit lokal larg fushatës zgjedhore të lokaleve. Kandidatët për kryetarë komune në fokus të paraqitjeve të tyre para elektoratit do të kenë akuzat, shpifjet për oponentët e tyre politik, vlerëson profesori universitar Hasan Jashari. Sipas tij s’përjashtohen edhe kërcënimet si ‘armë’ e fitimit të garës.

“Edhe kësaj here do të mbizotërojnë krejtësisht tema të tjera e jo tema të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin lokal ekonomik, me problemet të cilat i tangojnë qytetarët, me probleme ekzistenciale të njerëzve, por fushata do të mbartet në një fushë krejtësisht tjetër për atë që thotë filozofia kush cilin do ta mund me kërcënime, me shpifje, me manipulime të ndryshme, bile do të ketë edhe situata në të cilat partitë politike do të akuzojnë njëra tjetrën për punë të cilat ndonjëherë as që I kemi dëgjuar.”, tha Hasan Jashari, profesor universitar.

Hasani thotë se edhe tragjedia e Tetovës do të ketë ndikim të madh në zhvendosjen e debatit në fushën e akuzave dhe kërkimin e përgjegjësisë. Sipas Hasanit kryetarët potencial duhet të shtjellojnë çështje në interes të votuesve të tyre.

“Për shembull zhvillimi ekonomik lokal, participimi I qytetarëve në vendimmarrje, komunikimi I përhershëm me qytetarët, çështjet ekzistenciale të njerëzve në bashkësitë lokale sidomos në komunat rurale ku kemi të bëjmë me një situatë ku mungojnë kushtet elementare për jetesë që e karakterizojnë njeriun të kohës së postmodernizmit, njeriun I cili jeton në kushte të globalizimit.”, tha Jashari.

Fushata do të nisë më 27 shtator, tanimë kur partitë kanë nënshkruar edhe kodin për zgjedhje fer dhe demokratike. Në këto zgjedhje lokale për herë të parë do të votohet me identifikimin e shenjave të gishtërinjve e që KSHZ-së I kushtoi 11 milion euro.

Marketing
Related news