15.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

Fury: Wilder është goditësi më i madh, por unë jam kampion bote i pamposhtur

Boksieri britanik, Tyson Fury ndihet i sigurt përpara luftës së tij për titullin e peshave të rënda me Deontay Wilder të shtunën mbrëma.

Fury ka një rekord pothuajse të qind për qind me 30 fitore dhe vetëm një barazim, ky i fundit nga lufta e parë me Wilder, dhe britaniku ka zbuluar se cilat do të jenë taktikat e tij kur të hyjë në ring në Paradise të Nevadas kundër ‘Bombarduesit të Bronztë’.

“Ne thjesht do t’i drejtohemi atij nga përpara, drejt e tek ai dhe do të fillojmë të godasim menjëherë, nga raundi i parë”, ka thënë fillimisht Fury.

“Wilder është sulmuesi më i madh në historinë e sportit tonë. Por, unë kam t**** më të mëdhenj në historinë e sportit tonë, siç e kam dëshmuar shumë, shumë herë”.

“Wilder është një goditës dinamiti, por unë jam ende në formë. Unë jam ende duke bërë atë që kam për të bërë dhe jam i vetmi kampion bote i pamposhtur i peshave të rënda i mbetur, i vetmi në këmbë. I çmendur!”.

“Do të jetë emocionale, e dini?”, përfundoi boksieri britanik.

Wilder ka humbur vetëm një herë në 44 ndeshje dhe kjo ishte me Furyn në luftën e dytë. Ai ka një rekord prej 41 nokautësh që e bën atë si një nga goditësit më vdekjeprurës dhe më të fuqishëm që ka jetuar ndonjëherë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img