Shkup, 25 shtator – Forumi i parë socio-ekologjik sot në Shkup i uli në një tryezë të njëjtë liderët politikë progresivë rajonalë dhe evropianë, tink-tenk dhe organizatat joqeveritare, liderët e rinj dhe gazetarët. Diskutimet fokusohen në një të ardhme të pastër dhe të gjelbër, në dispozicion për të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Është qëllimi, kumtuan nga pres shërbimi i FSE – Shkup, të hapet rruga drejt së ardhmes kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë ekonomi efikase energjetike dhe vende pune të cilat janë rezistente në ndikimet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe burimeve të paqëndrueshme të energjisë.
Paneli i parë i titulluar “Marrëveshja e gjelbër evropiane dhe agjenda e gjelbër e Ballkanit Perëndimor” filloi me fjalimet hyrëse të Zoran Zaevit, kryetar i LSDM-së dhe kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe Albin Kurtit, kryetar i LVV-së dhe kryeministër i Kosovës.
Kryeministri Zaev theksoi se në të dyja mandatet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të udhëhequr, duke filluar nga vitit 2017, qëllimi është të vendosen politikat energjetike në Maqedoninë e Veriut në baza të qëndrueshme dhe afatgjatë të bazuara në energji të pastër dhe të gjelbër që të mundësohen kushte të rritjes së ekonomisë në vend, mjedis të shëndetshëm jetësor dhe vende të reja pune.
“Një ndër parimet themelore të Qeverisë është ajo që është projektuar në strategjitë dhe planet, shpejt të shndërrohet në aksione konkrete. Pikërisht për këtë shkak miratuam legjislacion të ri të harmonizuar me direktivat evropiane, si një mënyrë e re të mbështetjes të termocentraleve fotovoltaike dhe turbinave me erë. Kjo menjëherë u njoh nga ana e e investitorëve vendorë dhe të huaj, të cilët tashmë e përfundojnë ndërtimin e të njëjtave”, theksoi kryeministri.
Ai gjithashtu potencoi se se njëra ndër punët më të rëndësishme me investimet e këtilla, përveç përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve, është edhe hapja e vendeve të reja të punës.
Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i LVV-së, Albin Kurti theksoi se lufta me ndryshimet klimatike është e rëndësishme, jo vetëm për ne dhe brezat e ardhshëm por edhe për mbijetesën e Planetit Tokë.
“Nuk kemi zgjidhje. Duhet të veprojmë sot, edhe pse mund të duket vështirë. Katastrofat e mëdha natyrore na tregojnë se sistemi ekologjik nuk mund të trajtohet pavarësisht nga sistemi ynë ekonomik. Na nevojitet model i ri i qëndrueshëm ekonomik që i çon vendet tona drejt avancimit ekologjik”, theksoi kryeministri Kurti.
Në pjesën e dytë të panelit “Marrëveshje e gjelbër evropiane dhe agjenda e gjelbër e Ballkanit Perëndimor” në diskutim u bashkëngjitën edhe Adnan Dobrani, deputet në Parlamentin e Suedisë nga Partia Socialdemokrate e Suedisë dhe Knut Flekenshtajn, këshilëlltar special për Ballkanin Perëndimor të Partisë së Socialistëve Evropianë. U hap edhe diskutimi pr atë çfarë roli ka BE-ja në dekarboinzimin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe nëse dhe si qeveritë dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë nga marrëveshja e gjelbër e BE-së.
“Në të vërtetë na nevojitet transformim në një ekonomi të pastër pa lëndë djegëse fosile. Soacialdemokratët e kishin konferencën e parë klimatike para 50 viteve në Stokholm, ky problem nuk është diçka i ri, por në të vërtetë ngadalë po zhvillohet. Teknologjia është në anën tonë, ka mjetet të mjaftueshme financiare, por më shpesh gabimisht shpërndahen ndaj emisioneve të gazrave të dëmshme. Për këtë duhet të bëjmë diçka në këtë drejtim, tani, para se të jetë vonë”, potencoi Dibrani, deputet në Parlamentin suedez”, qëndron në kumtesë.
Në fjalimin Knut Flekenshtajn, këshilltar special për Ballkanin Perëndimor të FSE-së, ka nënvizuar se kemi ide të mira dhe njerëz të mirë të cilët angazhohen për këtë tranzicion të gjelbër të Ballkanit Perëndimor, Ndërkaq, theksoi, të jesh pjesë e këtij transformimi është mirë, por të jesh i gjelbër dhe i papunë nuk është.
Për gjendjen në Finlandë foli, Joana Juselius, këshilltare speciale për ndryshime klimatike në Qeverinë e Finlandës, e cila tha se sipas vlerësimeve të qeverisë finlandeze, Finlanda do të jetë neutrale ndaj qymyrit deri në vitin 2035, por megjithatë do ta ruajë statusin e vendit social.
Gjatë ditës së FSE-së Shkup vijojnë edhe dy panele “Ekonomia e gjelbër si shtytës për inovacion social” dhe Pikëpamje drejt së ardhmes: veprimi klimatik – social dhe të drejtë!”.
Forumi socio-ekologjik Shkupi 2021 është në organizim të Fondacionit “Fridrih-Ebert”, “Olof Pallme” Qendra Ndërkombëtare dhe Progres-Instituti për Demokraci Sociale.