21.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

FRASH i “lulëzon” gropat e rrugëve të Tetovës!

Shkup, 2 tetor – Të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët mbrëmë në një aksion të ndërmarrë  kanë mbuluar disa gropa të rrugëve të Tetovës duke vendosur lule. Ky  gjest nga FRASH ka tërhequr vëmendjen e qytarëve. Me këtë aktivitet  FRASH i përcjell mesazh edhe kryetares së Komunës së Tetovës dhe  kandidate për kryetare të Komunës së Tetovës, zonjës Teuta Arifi për  gropat e thella  në rrugët e qytetit në të cilat mund të mbjellen edhe lule.

Ky aksion nga FRASH vjen  për të ironizuar edhe me agjendën e  gjelbër të BDI-së të cilët e proklamojnë si agjendë për zgjedhjet  lokale, ndërsa qytetarët në të gjitha komunat janë dëshmitarë se si  kanë menaxhuar Kryetarët e Komunave të BDI duke i lënë rrugët me  mbeturina, me gropa dhe pa asnjë sipërfaqe të gjelbëruar dhe park për fëmijët.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img