4.8 C
Skopje
Friday, December 2, 2022

Foshnja vaksinohet aksidentalisht kundër coronavirusit në Turqi

Një fëmijë njëmuajsh u vaksinua gabimisht në shtetin turk kundër COVID-19, por është mirë, tha mjeku që e shoqëronte, duke e bërë atë rastin e parë të njohur të vaksinimit të foshnjave në botë.

“Një foshnjë një muajshe u vaksinua gabimisht kundër coronavirusit në vend të hepatitit”, tha Zafer Kurugol, një infektolog pediatrik në Universitetin Egje.
Kurugol tha se një punonjës shëndetësor që po jepte vaksinën në afërsi të Izmirit menjëherë e pa gabimin dhe njoftoi autoritetet.

Fëmija u transportua menjëherë në Spitalin Universitar në Egje, ku u ekzaminua dhe u monitoruan rrahjet e zemrës, raporton haberturk.

Mjekët e ndoqën atë për një javë dhe nuk gjetën pasoja negative. “Ai u largua nga spitali plotësisht i shëndetshëm, pasi erdhi (…) Ai nuk kishte as efektet anësore që ndonjëherë kanë të
rriturit, siç është ethet. Nëna e tij vazhdoi ta ushqente me gji”, tha Kurugol.

Foshnja, e cila sot është 4 muajshe, është e shëndetshme dhe po shqyrtohet rregullisht nga mjekët. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img