15.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

Formohet Këshill për transformim digjital të shoqërive nga Ballkani Perëndimor

Shkup, 5 tetor – Është formuar Këshill për transformim digjital në kuadër të institutit gjerman Hajdelberg, ndërsa aktivitetet do të fokusohen në transmetimin e përvojave evropiane për mbështetje të procesit të digjitalizimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Hajdelberg institutin, baza e të cilin është formimi i frontit të fuqishëm midis institucioneve arsimore, sektorit civil dhe IKT industrisë me qëllim të mbështetjes së përpjekjeve të institucioneve dhe sektori privat të vendeve nga Ballkani Perëndimor në drejtim të vendosjes së digjitalizimit të qëndrueshëm i cili është në interes të çdo qytetari.

Numri i anëtarëve të Këshillit nuk do të jetë i kufizuar, ndërsa do të funksionojë edhe sipas parimit të grupeve në formë të trupave të punës, të specializuara sipas sferave nga fusha e transformimit digjital. Përveç ligjëruesve dhe udhëheqësve të programeve në kuadër të Hajdelberg Institutit, në fillim do të jenë të anëtarësuar edhe profesionistë të suksesshëm dhe të shquar nga fusha e IKT industrisë dhe digjitalizimit, si dhe aluministë të Institutit dhe të rinjve të cilët angazhohen për transformim digjital të shoqërive nga Ballkani Perëndimor.

Rrjeti rajonal ballkanik i institucionit të arsimit të lartë “Hajdelberg Instituti” me seli në Shkup është formuar në vitin 2017 nga ana e FORUM-Institutit për menaxhment nga Hajdelberg. Misioni i Hajdelberg Instututit është krijimi i koncepteve bashkëkohore të arsimit të specializuar të kryer pasuniversitare dhe vendosje të standardeve të reja arsimore-profesionale të trajnimit përmes analizës së sistemit joformal arsimor.

Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike është organizatë rajonale qytetare me seli në Shkup.

Është formuar në vitin 2009 dhe punon në mënyrë aktive në sferën e ngritjes së vetëdijes publike në pjesën e menaxhimit të mirë dhe integrimit euroatlantik dhe prezantim të përfitimeve dhe përparësive nga procesi i gjithë transformimit digjital të shoqërive në Ballkanin Perëndimor.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img