PSG pret Lille në kuadër të javës së 12-të të Ligue 1, në një ndeshje derbi.
Parisienët kërkojnë ta kthejnë titullin që Lille e mori sezonin e shkuar, duke bërë befasinë e madhe.
PSG janë në vendin e parë me 28 pikë, ndërsa Lille në vendin e 10-të me 15 pikë.
Maurizio Pochettino për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Leo Messi e Neymar në sulm.
Në anën tjetër Lille do të paraqitet me yje si Burak Yilmaz e Renato Sanches.
PSG: Donnarumma; Kehrer, Marquinhos, Kimpembe, Bernat; Gueye, Danilo, Wijnaldum; Di María, Messi, Neymar
Lille: Grbic; Çelik, Fonte, Djalo, Reinildo; Ikoné, Renato Sanches, Xeka, Bamba; David, Yilmaz.