8.8 C
Skopje
Thursday, April 18, 2024

Ford rifreskon gjeneratën e katërt të modelit Expedition

Ford për vitin e ardhshëm ka rinovuar gjeneratën e katërt të modelit Expedition, e në ofertë është shtuar edhe versioni Timberline.

Expedition Timberline është një version i orientuar “off-road”, ku përveç tjerash ka përmirësuar elementet mbrojtëse, gomat Goodyear Wrangler AT për të gjitha terren, maskën e re dhe detaje me ngjyrë portokalli, transmeton Telegrafi.

Motori është 3.5 litra EcoBoost V6 që prodhon 440 kuaj-fuqi. Aty janë edhe fellnet prej 22-inç, që e bëjnë këtë veturë të duket tejet agresive.

2022 Ford Expedition ka marrë sistemin autonom të ngasjes nga BlueCruise, sikurse edhe SYNC 4 infotainment sistemin me një ekran prej 12 inçëve. 

Marketing
Related news