9.8 C
Skopje
Monday, October 3, 2022

Fjolla Morina nuk i ndal postimet në rrjetet sociale pas lirimit nga paraburgimi, paraqitet tërheqëse në fustan të shkurtër

Fjolla Morina ka vazhduar të jetë aktive në Instagram, pas lirimit nga paraburgim dhe një pauze larg rrjeteve sociale.

Fillimisht këngëtarja ditë më parë postoi një imazh me të bijnë e saj, të cilës i uroj fillim të mbarë shkollor, ndërsa tani nuk ka lënë anash as ekspozimin e linjave të saj.

Në disa postime që bëri në llogarinë e saj të Instagramit ku ndiqet nga më shumë se 425 mijë persona, Fjolla bëri një paraqitje ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë blu, të kombinuar me taka të larta të tejdukshme.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

“Jam rikthyer”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e fotografive në të cilat dukej më në formë se kurrë më parë.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme (2 tetor),këngëtarja e njohur tregoi se teksa po e shijon lirinë ajo iu nënshtrua edhe disa ndërhyrjeve të reja estetike.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Ndryshe, vitin që lamë pas Fjolla kurorëzoi dashurinë me Fisnik Sylën, me të cilin së fundi u përfol për një ndarje, por që asnjëra palë nuk i kanë komentuar këto thashetheme. 

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img