3.8 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Fitorja për kryetarin e Gazi Babës vendoset në Hasanbeg, banorët të revoltuar me kryetarin e tanishëm Borçe Georgievski

Kemi hy thellë në shekullin 21, por në disa vendbanime shqiptare akrepat e orës sikur të kishin ngecur në fillim të shekullit të kaluar. Një prej tyre është fshati Hasanbeg në komunën e Gazi Babës. Fshat kryesisht i banuar me shqiparë, votat e të cilt thuajse rregullisht vendosin fituesin e garës për kryetar komune. Duke e ditur këtë realitet, kryetari actual Boris (Borçe) Georgievski premtoi shumë në zgjedhjet  kaluara dhe e fitoi besimin e tyre.

Edhe pse besimi I dhënë zakonisht shpërblehet, kjo nu ndodhi e Hasanbeg, por gati se ndodhi e kundërta, duke u lënë ky fshat gati në harresë të plotë.

Kjo ka shkaktuar revoltë të madhe te banorët. Në një anketë të zhvilluar nga agjencia e lajmeve Zhurnal, shumë prej tyre shprehen të penduar që para katër viteve u besuan premtimeve të Georgievskit.

“E votova BorçeGeorgievskin sepse na premtoi shumë. Nuk e mbajti premtmin dhe tash nuk do ta votoj, ndoshta s’do të dal hiç në zgjedhje”, thotë një baor 60 vjeçar i Hasanbegut.

“Unë nuk merem me politikë, asnuk du me fol për politikë. Ne tmeren politikanët”, thotë shoku i tij, të cilët i anketuam deri sa prisnin autobusin urban për në Shkup.

Sa më thellë hyjmë brenda këtij fshati, infrastruktura është në gjendje më të keqe. Edhe revolta është më e madhe.

“Po e shifni vetë që ska punu asgja, skemi shka me fol na. Ska më vota Hasanbegu për Borçen”, shprehet i vendosur një banor rreth të 70-tave.

Një nga premtimet e Borçe Georgievskit, që nuk ëhstë realizuar, ishte ndërtimi i kanalit kullues në fshatin Hasanbeg, i cili ishte edhe njëri nga shkaktarët kryesor të dëmtimeve dhe viktimave që ishin shkaktuar nga vërshimet që kishin përfshirë këtë lagje në vititn 2016. Ai në fushatën zgjedhore premtoi ndërtimin, mirëmbajtjen (verë-dimër) dhe hapjen e kanalave të reja për ujrat që vinë si pasojë e reshjeve. Afati për përfundimin e këti projekti në bazë të programit “Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë! ishte viti 2019, por që fakeqësisht ai është në përfundim të mandatit të tij të parë, dhe ky premtim nuk është realizuar, e që si pasojë e “neglizhencës” së tij, banorët e kësaj lagje vazhdojnë që të jenë të rrezikuar nga vëshimet e mundshme.

Premtim tjetër në prograimin “Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë! Ishte se në hapërisat e kanalit kullues të mbuluar do të ndërtohet një stacion i ri autobusi për linjën 45 që do të jetë edhe i fundit për këtë linjë. Ky projekt sipas Georgievskit parashihte ndërtimin e një parku me sipërfaqe 2000 metër katror ku do të vendosën stola dhe do të jetë një pikë takimi për qytetarët e kësaj lagje, ku fati për përfundimin e saj ishte viti 2019. Ky ishte një premtim shumë i bukur në letër, por që fatkeqësisht mandati i parë i Georgevskit përfundoi dhe reliazimi i saj ende as që ka filluar, edhe pse është 2 vite me vonë nga afati kur është dashur që e njejta të përfundojë, shkruan Zhurnal.

Këto janë dy nga projektet e shumta që Borçe Georgievski ka premtuar për lagjen shqiptare të Hasanbegut, por që të njejtat ende as nuk kanë filluar e jo më të përfundojnë, e kjo na tregon se nuk ka punuar si kryetar i të gjithëve, por fatkeqesisht ka vepruar në baza etnike.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img