14.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Fillon zbatimi i Kodit të ri për menaxhim koorporues të shoqatave të listuara në Bursë

Shkup, 26 tetor – Në kuadër të projektit të përbashkët të Bursës së Maqedonisë dhe Komisionit për letra me vlerë, është miratuar Kodi për menaxhim koorporues të shoqatave të listuara, që fillon të zbatohet prej sot. Qëllimi i Kodit të ri për menaxhim koorporues është përmes zbatimit të praktikave të mira të menaxhimit koorporues të përmirësohet menaxhimi dhe kontrolli në shoqatat e listuara, të rritet transparenca në punën e tyre, të përmirësohet mënyra në të cilën shoqatat realizojnë komunikim me aksionarët dhe investuesit dhe të vendosin sisteme për mbështetje për zhvillim të suksesshëm të kompanive vendore.

“Me këtë Bursa bën edhe një hap të rëndësishëm në implementimin e standardeve evropiane në këtë fushë në tregun e vendit të letrave me vlerë. Kodi u referohet shoqatave, aksionet e të cilave listojnë në tregun zyrtar të Bursës, që i përmbushin kushtet e caktuara në Rregullat për listim. Këto shoqata, në nivel vjetor duhet të njoftojnë për atë nëse i zbatojnë praktikat më të mira të caktuara me Kodin”, thuhet në kumtesën nga Bursa e Maqedonisë.

Si edhe kodet në disa vende të tjera evropiane, ashtu edhe Kodi i ri, thonë nga Bursa e Maqedonisë, do të zbatohet sipas parimit “zbato ose sqaro përmes nuk ke zbatuar”, Qasja e këtillë shtojnë, nënkupton se zbatimi i dispozitave të Kodit nuk është i detyrueshëm për shoqatat e listuara.

Kodi për herë të parë vendosë dispozita dhe praktika lidhur me çështje për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe çështje të interesit shoqëror.

Lidhur me Kodin e miratuar, drejtori kryesor ekzekutiv i Bursës, Ivan Shteriev deklaroi se me realizimin e këtij projekti, jo vetëm që zëvendësohet kodi deri më tani valid, si miratuar para shumë viteve, por ridefinohet dhe rritet përfshirja e shoqatave të listuara, të cilave u referohet i njejti dhe pasqyrohen praktikat më të mira bashkëkohore ndërkombëtare në këtë fushë.

Kryetarja e Komisionit të letrave me vlerë, Nora Aliti ndërkaq thotë se tregje efikase, të qëndrueshme dhe të drejta të kapitalit ndërtohen në bazë të një sërë shtyllash.

“Një shtyllë mjaft e rëndësishme është mu menaxhimi i mirë koorporues. Kodi i ri për menaxhim koorporues siguron kornizë të fuqishme të rregullave she standardeve të mira të cilat i parashtrojnë pritjet dhe kufijtë e kompanive të listuara që do të rezultojë me ndriçim të mjaftueshëm në mënyrë që t’u mundësohet investuesve të sjellin vendime të informuara. Si rregullator, ne jemi të bindur se kodi i ri për menaxhim koorporues e ka baraspeshën e vërtetë mes nxitjes së rritjes dhe sigurimit të nivelit adekuat të mbrojtjes së investuesve”, shton ajo.

Drejtori i zyres së Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) në vendin tonë, Andi Aranitasi potencoi se BERZH-i me kënaqësi e ka mbështetur nismën e Bursës së Maqedonisë dhe Komisionit të letrave me vlerë për miratimin e Kodit të ri për menaxhim koorporues, i cili, siç thotë, vendosë standarde moderne për promovim të mëtutjeshëm të zhvillimit të tregut të letrave me vlerë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img