14.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Fillon rikonstruimi i infrastrukturës nëntokësore në rrugën Strumiçka në Çair me vlerë 4,6 milion denarë

Shkup, 1 nëntor – Kryetari i komunës së Çairit Visar GAniu, ka njoftuar se sot kanë filluar punimet për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore në rrugën “Strumiçka” në Çair. Vlera e përjgithshme e investimit kapë shifrën prej 4,6 milion denarë.

“Kësisoj në rrugën Strumiçka – krahët 4, 5, 6 dhe 7, filluan punimet për rikonstruimin e kanalizimit atmosferik me gjatësi prej 230 metrash dhe kanalizimit të ujërave të zeza me gjatësi prej 235 metrash. Ndërsa, vlera e këtij investimi është 4.600.000,00 denarë.

Personalisht vëzhgova fillimin e punimeve dhe me këtë rast vura në dukje se edhe në pjesë të tjera të Komunës së Çairit po punojmë me një dinamikë të përshpejtuar për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore, që është tejet e rëndësishme për banorët e lagjeve tona.

Çairasit dhe Çairi meritojnë më të mirën, andaj investimet do t’i vazhdojmë në të gjitha fushat në territorin e Komunës sonë”, është shprehur kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/2945240962471219
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img