5.8 C
Skopje
Saturday, December 4, 2021

Fillon edicioni i shtatë i Festivalit të Letërsisë Evropiane “BUKSTAR”

Shkup, 12 tetor – Nën sloganin “GENRESIS” prej 12 deri më 15 tetor në Qendrën Kulturore Rinore do të mbahet edicioni i shtatë i “BUKSTAR” – festival i literaturës evropiane.

Ndër pyetjet e parashtruara nga festivali i këtij viti, i organizuar nga Qendra Letrare “Antolog”, janë nëse Kovid-19 është forma apokaliptike më e prekshme e civilizimit deri më tani dhe si do ta gjejë letërsia vendin e saj në këto momente të frikshme?

Këtë vit para publikut maqedonas me prani fizike në Shkup do të promovohen madje nëntë autorë me veprat e tyre, përfshirë Katarina Vinkler, Vlada Urosheviq,, Ognen Spahiq, Sjon, Miodrag Majiq, Balsor Hoxha, Marina Vujçiq, Sofija Lundberj dhe Mihaela Gashpar.

Në kuadër të festivalit janë paralajmëruar edhe truezë e rrumbullakët me temë “Përkthim / Komunikim / Kuptim”, një ngjarje për nder të 100 vjetorit të lindjes së Stanislav Lem, një diskutim letrar mbi “Zhanret letrare: Sistem ose kaos krijues”, një punëtori për shkrimin krijues nga Sjon, lexim letrar “Të thashë, më the”, podkasti i famshëm letrar “Dreka e zhveshur” drejtpërdrejt, Panairi Evropian i Letërsisë dhe shumë përmbajtje të tjera.

Hyrja në të gjitha ngjarjet e festivalit është falas, ndërsa gjaë festivalit do të respektohen protokollet aktuale të kovid-19. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img