13.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Filloi votimi në rajonin e Gostivarit

Gostivar, 31 tetor – Rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata lokale në dy komunat e Gostivarit filloi në të gjitha vendvotimet.

“Në komunën e Gostivarit deklarohen 81.083 votues në 121 vendvotime. Gjatë ditës së djeshme votuan tre persona të cilët janë në arrest shtëpiak dhe 123 persona të pafuqishëm dhe të sëmurë”, informuan nga KKZ Gostivar.

“Në komunën e Vrapçishtës në 39 vendvotime, të drejtën e votës sot mund ta shfrytëzojnë 26.383 qytetarë. Dje votuan 44 persona të cilët paraprakisht ishin regjistruar në KKZ”, informoi kryetari i komisionit Besnik Ameti.

Sot nuk ka votim për kryetar në Mavrovë – Rostushë sepse nuk ishte përmbushur censusi ligjor i votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve që të dalin të paktën një e treta e votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve. Anëtarë të Këshillit janë zgjedhur sepse për ta nuk nevojitet census, ndërsa zgjedhje të reja për kryetar do të organizohen pasi KSHZ ta njoftojë Qeverinë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img