5.8 C
Skopje
Saturday, December 4, 2021

Filipçe: Secili nga ne mund të zëvendësohet, u përmbahem komenteve derisa zgjat hetimi për Tetovën

Shkup, 23 shtator – U përmbahem të gjitha komenteve derisa zgjat hetimi. Shpresoj se do ta pranoni këtë argumentim, nuk dua assesi të kuptohet në ndonjë formë që nuk duhet, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me zjarrin në spitalin modular të Tetovës.

Ministri theksoi se në hetimin për shpërthimin e zjarrit në spitalin modular janë të përfshirë institucione, prokurori dhe siç theksoi, do të lejojë që më së pari ata të konstatojnë, ndërsa pas përfundimit të procesit do të jetë në dispozicion për bisedë ose deklaratë.

“Më lejoni të kos komentoj duke pasur parasysh atë që ka hetim. Shpresoj se do ta pranoni këtë argumentim, nuk dua assesi të kuptohet në ndonjë formë që nuk duhet”, tha Filipçe.

Ai shtoi se procesi i kontrollit dhe të komunikimit me drejtorët e spitaleve, si dhe kontrolli nga ana e Inspektoratit Sanitar ka përfunduar. Dokumentacioni për spitalet modulare, siç tha, është në njësinë projektuese të Bankës Botërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe ashtu është përgjigjur në kërkesat.

Sa i përket dorëheqjes, ministri theksoi se secili nga ata është i zëvendësueshëm, askush nuk është i martuar me funksionin.

“Përmbahem nga të gjitha komentet për të gjithë këtë derisa zgjasin aktivitetet e të gjitha lidhjeve hetuese. Secili nga ne është i zëvendësueshëm, askush nuk është i martuar me funksionin, ai është qëndrimi im sa i përket gjithë kësaj”, shtoi Filipçe. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img