0.8 C
Skopje
Friday, January 27, 2023

Filipçe: Nuk ka nevojë për masa të reja restriktive

Shkup, 12 nëntor – Tani për tani nuk do të ketë rekomandim për disa masa të reja kufizuese, absolutisht konsiderojmë se këto janë plotësisht të mjaftueshme me atë çfarë duhet të respektohen, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Mbajtja e maskës, mbajtja e distancës, larja e shpeshtë e duarve dhe vaksinimi, theksoi Filipçe janë parimet themelore në të cilat bazohen të gjitha masat në luftën kundër pandemisë.

“Ne nuk mund të kontrollojmë, por nuk mundet asnjë shtet të kontrollojë gjithçka. Prandaj është shumë e rëndësishme vetëdija dhe ndërgjegjja e qytetarëve. Këtu është shteti me institucionet e veta të kontrollojë atje ku mundet, por absolutisht qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm”, deklaroi Filipçe.

Masat, theksoi Filipçe, janë të njëjta si në të gjitha vendet e zhvilluara dhe theksoi se dalja nga kriza është vaksinimi i popullsisë.

“Mbetemi tani për tani me të njëjtat masa dhe u bëjmë apel të gjithëve t’u përmbahen. Vijnë festimet familjare dhe u bëj apel qytetarëve edhe sivjet si edhe paraprakisht, nëse munden të mos i organizojnë ose t’i organizojnë në një rreth më të vogël familjar. Megjithatë grumbullimet e tilla më të mëdha ku nuk respektohen masat janë rrezik për përkeqësimin e gjendjes epidemiologjike, deklaroi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas Forumit për shënimin e Ditës Botërore të Diabetit.

Filipçe, gjithashtu, theksoi se është ulur përqindja e njerëzve të cilët shtrihen në spital nga numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve të rinj, krahasuar me valët paraprake kur kjo përqindje ka qenë rreth dhjetë, ndërsa tani është diku mes pesë dhe gjashtë për qind.

“Virusi është shumë i paparashikueshëm dhe se ka variant të ri, kjo do të thotë se do të ketë disa karakteristika të reja. Prandaj, për atë se çfarë bëhet në rajon dhe si janë efektet nga ajo do të diskutojmë javën e ardhshme. Absolutisht nëse ka ndonjë masë, që do ta na ndihmojë neve, ne atë do ta bëjmë”, deklaroi Filipçe.

Qytetarët, theksoi Filipçe, duhet të dinë se me ndërgjegjen, vetëdijen dhe përgjegjësinë e tyre shumë kontribuojnë, së pari për shëndetin personal, ndërsa pastaj edhe për sistemin shëndetësor.

Latest news
Related news