16.8 C
Skopje
Thursday, March 28, 2024

Fifi bën një tjetër rrëfim personal: Për tre muaj shtova 25 kilogram

Big Brother po sjellë histori dhe ngjarje interesante çdo ditë e më shumë.

Banorët kanë filluar të tregojnë disa nga përjetimet dhe historitë e tyre më interesante, nga sëmundjet, ankthet, tradhti dhe luftën me shëndetin fizik dhe mendor.

Këngëtarja Fifi, e cila po vazhdon të jetë një prej banorëve më të komentuara, ka bërë një tjetër rrëfim personal.

Foto: Top Channel

Në diskutim me banorët e tjerë, Fifi ka treguar se luftën e peshën dhe ankthin e ka vuajtur shumë, madje ajo tregoi se brenda një kohe të shkurtër ka shtuar 25 kilogram.

“Për tre muaj, tetor, nëntor, dhjetor kam shtuar 25 kilogram, njëjtë kam ngrënë si një vit përpara, as me shtuar as me tepruar, unë ha dy herë në ditë maksimum, kur kam shkuar në shtëpi pas 4 muajsh nëna ime qante, mënoja që po qante se është mërzi, por kur kam filluar të dobësohem më ka treguar se ka quajtur për shkak të ndryshimet të madh në peshë, ka thënë Fifi.

Foto: Top Channel

Tutje, këngëtarja tha se pa i treguar nënës dhe babait të saj, ajo ka kërkuar ndihmën e një neurpsikolog në Prishtinë për të mposhtur ankthin dhe depresionin.

Ndërkohë, kujtojmë që deri tani është eliminuar vetëm një banorë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ndërsa pritet të ketë hyrje të reja, për të iu bashkuar garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Marketing
Related news