34.8 C
Skopje
Tuesday, July 5, 2022

Fero sjell këngën e re “Bella” me protagoniste në klip bashkëshorten Arbenita Ismajlin

Reperi nga Gjilani, Fero, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

Artisti sot (e hënë) ka publikuar këngën e re të titulluar “Bella” që i dedikohet bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Duke qenë se është bërë një projekt vetëm për të, ajo ka qenë edhe protagoniste kryesore në videoklip.

Fero dhe Arbenita Ismajli (Foto: YouTube)

Çifti shfaqen në skena atraktive duke treguar dashurinë e madhe që ndjejnë për njëri-tjetrin.

Teksti është shkruar nga vet reperi, kurse për producimin u përkujdes Lorikm (Vn Entertainment).

Për ‘beat’-in është përkujdesur M.O.B dhe miksimi e masterizimi u bë po ashtu nga Lorik M.

Fero dhe Arbenita Ismajli (Foto: YouTube)

Videoja u realizua nga produksioni i njohur, “Gent Films”.

Klipi siç duket u realizua kur dyshja po shijonin pushimet e verës në Mal të Zi. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img