17.8 C
Skopje
Friday, March 24, 2023

Fero arrestohet nga Policia e Kosovës, pas përleshjes me Jetmir Agaj

Gjatë ditës së sotme u raportua për një përleshje në mes të reperit Fero dhe producentit të njohur, Jetmir Agaj.

Dyshohet se bashkë me truprojën e tij, Feronit Shabanaj (emri i vërtetë) ka sulmuar producentin dhe menaxherin, Jetmir Agaj në studion e tij muzikore në lagjen Dragodan në Prishtinë.

Pas këtij incidenti, Fero bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa sipas burimeve të gazetës Sinjali, ata janë arrestuar par pak çastesh nga Njësia Speciale e Policisë.

https://www.instagram.com/p/CU74hZIA-NS/?utm_source=ig_web_copy_link

Ndërkohë, edhe Agaj menjëherë pas përleshjes në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar në stacionin policor.

Foto: Jetmir Agaj

Latest news
Related news