Ekipi i FC Shkupi pasditën e sotme është ndeshur me Bregallnica Shtip, në kuadër të javës së 12 të ligës së parë të Maqedonisë.
Ekipi bardh e blu shënoi fitore të pa pritur e të thellë ndaj ekipit nga Shtipi, dhe atë me rezultat 5 me 0.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3:0 për ekipin vendas, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë për të vulosur fitoren dhe për të përfocuar vendin e parë në tabelë.
Golat u shënuan nga Cvetanovski (2), nga Rwatubaye, Adetunji dhe Alvarez.
Kështu, FC Shkupi ka përforcuar edhe më tepër pozitën e parë në tabelë me gjithsej 29 pikë të grumbulluara. Pas tyre qëndron Renova me 21 pikë por me një ndeshje më pak.//Zhurnal.mk