23.8 C
Skopje
Saturday, July 13, 2024

Familjet e të vdekurve në zjarrin në spitalin modular vazhdojnë me protesta publike

Tetovë, 14 shtator – Përfaqësues të familjeve të 14 personave të cilët i humbën jetët e tyre në zjarrin në spitalin modular në Tetovë përmes konferencës për media paralajmëruan se do të vazhdojnë me protesta publike për shkak të pakënaqësisë nga puna dhe procedurat e Prokurorisë. Ata javën e kaluar në dyvjetorin e zjarrit organizuan protestë dhe marsh në Tetovë, ndërsa protestën e re e paralajmërojnë për nesër. 

“Nesër të premten organizojmë protestë në Shkup, si familje të të vdekurve në spitalin modular në Tetovë. Marshi protestues do të nisë në orën 14 në sheshin Skënderbeu dhe do të përfundojë para Prokurorisë Publike të RMV. Prokuroria ka mbyllur sytë para drejtësisë dhe mbron përgjegjësit e tragjedisë ku u dogjën të gjallë 14 familjarë tanë. U bëj thirrje qytetarëve të Shkupit dhe qyteteve të tjera që të na bashkohen në kërkesën për drejtësi. U rekomandojmë politikanëve dhe partive që të qëndrojnë sa më larg nga keqpërdorimi i protestës sonë për përfitime politike”, deklaroi Mumin Ismaili, i cili humbi vëllanë dhe nënën e tij në zjarr.

Më 5 qershor 2023 ka përfunduar gjykimi për veprat penale lidhur me zjarrin në spitalin modular të Tetovës. Drejtorët e akuzuar Florin Besimi dhe Artan Etemi morën dënim me kusht për veprën penale “krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa personi juridik ISHP Spitali Klinik është shpallur fajtor për veprën penale “shkaktim të rrezikut publik”. Gjykata vendosi të lirojë mjekun Boban Vuçevski dhe Spitalin Klinik për veprën penale “mos respektim të rregullave shëndetësore”.

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë, një muaj më vonë më 10 korrik 2023 ka dorëzuar ankesë për aktgjykimin e shkallës së parë. Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korruspionit ende po zhvillon procedurë parahetimore në lidhje me tenderin për furnizim të spitaleve modulare.

Marketing
Related news