8.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

Eskobar: SHBA-ja shpreson se Shkupi dhe Tirana do t’i fillojnë negociatat me BE-në këtë vit

Sofje, 1 tetor – Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe e euroaziatike, Gabriel Eksobar në takim onllajn me mediumet bullgare deklaroi se SHBA-ja shpreson që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i fillojnë negociatat me BE-në për anëtarësim gjatë këtij viti.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Eskobar theksoi se SHBA-ja është e bindur se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë reforma të rëndësishme, ndonjëherë edhe të dhimbshme, për të lëvizur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Prandaj, sipas tij, dy shtetet meritojnë që negociatat t’i fillojnë sa më parë.

“Shpresoj se të gjitha shtetet evropiane do ta kuptojnë rëndësinë strategjike nga ajo për t’i lejuar këto dy shtete t’i fillojnë negociatat për anëtarësim. Shpresoj se Bashkimi Evropian, si dhe vendet anëtare individualisht, do ta njohin rëndësinë strategjike të integrimit evropian të shteteve ballkanike”, porositi Eskobar.

Ai e komentoi edhe situatën në Bosnjë e Hercegovinë, me ç’rast paralajmëroi se kërcënimet e serbëve të Bosnjës për shkëputje nga BeH paraqesin shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit dhe kjo vetëm do t’i çojë drejt “izolimit dhe dëshpërimit ekonomik”.

Eskobar theksoi edhe se SHBA-ja mbetet fuqimisht e përkushtuar në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img