33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Është konfirmuar Propozim-ligji për garanca për financim të interkonektorit për gaz nga Greqia

Shkup, 14 dhjetor – Qeveria në mbledhjen e sotme e konfirmoi Propozimin e ligjit për garanca të Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet rreth marrëveshjes financiare dedikuar për financim të projektit “Interkonektori për përçim të gazit natyror Greqi – Maqedoni e Veriut, pjesa e Maqedonisë së Veriut”, që do të kyçet mes Bankës investuese evropiane (BIE) dhe SHA për ushtrim të veprimtarive energjetike “Resurset energjetike nacionale (REN) – Shkup, në pronësi shtetërore.

Me këtë Propozim-ligj, siç kumtoi Shërbimi qeveritar për shtyp, Republika e Maqedonisë së Veriut e garanton përmbushjen e obligimeve nga Marrëveshja financiare mes BIE dhe SHA REN për financim të projektit “Interkonektori për përçim të gazit natyror Greqi – Maqedoni e Veriut, në pjesën e Maqedonisë së Veriut”, në shumë prej 28.900.000 eurove, në afate dhe kushte të parapara në marrëveshjen financiare.

“Kredia mund të tërhiqet në më së shumti 10 transhe, me ç’rast shuma minimale e transhës është 3.000.000 euro, ndërsa afati për pagesë të secilës transhë të kredisë, mund të jetë nga katër deri 25 vite nga data e tërheqjes së transhës, me periudhë të përgjithshme grejs, e cila mund të jetë mes 30 ditë dhe pesë vite nga data e tërheqjes së transhës”, shtohet në kumtesë. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img