14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

ESHR: Hallkat elektronike për ndjekje në paraburgim nuk funksionojnë!

Shkup, 10 nëntor – Hallkat elektronike dhe sistemi për ndjekje dhe zbatimin e masës së paraburgimit akoma nuk janë aktive ndërsa të burgosurit dhe ata në paraburgim nuk janë të siguruar në aspektin shëndetësor thekson Enti Shtetëror për Revizion në raportet e Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Revizorët kanë kontroll në llogaritë financiare (buxheti kryesor dhe buxheti i huave) të Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve për vitin 2020, së bashku me revizionimin e harmonizimit, me ç’rast konstatimet kryesore të buxhetit kryesor janë se nuk është bërë asnjë revizion i brendshëm dhe se të burgosurit nuk janë të siguruar në aspektin shëndetësor.

Rekomandime kryesore të revizorit shtetëror janë se Drejtoria duhet të bëj ekipimin dhe funksionimin e revizionit të brendshëm dhe rregullisht përllogaritet në koordinim me organet kompetente të bëhet pagesa e kontributeve për sigurimin shëndetësor të obligueshëm në bazë invaliditeti dhe dëmtimit trupor për personat, të cilët e vuajnë dënimin me burg dhe vuajtjen e masës edukative në Shtëpinë edukativo-korigjuese.

“Hallkat elektronike dhe sistemi për ndjekjen dhe zbatimin e masës së paraburgimit në RMV akoma nuk janë aktive, për çka institucionet kompetente në bashkëpunim me Drejtorinë është e nevojshme të ndërmarrin masa dhe aktivitete, për mundësimin e operativitetit dhe funksionimin e papenguar të pajisjes për mbikëqyrje elektronike, me qëllim të kryerjes së punëve të probacionit, gjegjësisht sigurimin e sistemit efikas të mbikëqyrjes elektronike gjatë zbatimit të masës së burgimit shtëpiak në të gjithë territorin e RMV-së”, vlerëson revizori shtetëror në pjesën e dobësive kryesore të sistemit në raportin për buxhetin kryesor.

Raporti për llogarinë e huave, në pjesën e dobësive kryesore të sistemit, vlerëson se investimet për objektet në SHNK Kumanovë dhe SHNK-SHEK Tetovë kanë përfunduar dhe në vijim janë procedurat për dorëzimin e të drejtës së pronësisë së institucioneve, gjegjësisht për dhënien e miratimeve për përdorim dhe fletëpronësive nga institucionet në RMV.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img