9.8 C
Skopje
Saturday, April 20, 2024

Elektorati i dërmuar opozitar po e paguan faturën ose po ikë ka sytë këmbët!

Shkruan, Naser Pajaziti

Aleancës për Shqiptarët pas prishjes së bashkëpunimit me VMRO-DPMNE i ka ngelur si opsion hapja e një debati të gjerë drejt formimit të një fronti opozitar shqiptar bashkë me Lëvizjen BESA, shoqërinë civile e aktivistë të saj, intelekualë e gjithçka që ëshë anti-BDI.

Ky është shpëtimi dhe rrugëtimi thuajse i vetëm që ka si qëllim interesin e përgjithshëm, për dallim nga kalkulimet dikush për të siguru mandat deputeti.

Është lehtë me qenë opozitar në Gostivar, tani edhe në Tetovë, ku opozita po drejton dy komunat më të mëdha, por shkoni dhe bisedoni me opozitarët dhe idealistët nëpër komuna tjera, ku s’ka rini dhe ku ndoshta vështirë mund ti bindësh karshi elektoratit të BDI-së!

Mos i merrni në qafë njerëzit, sepse jemi dëshmitarë se në çfarë derexhe është ky popull!

Pyesni vetëm ato pak familjarë që muajve të fundit ishin të punësuar nëpër ndërmarrjet e Shkupit dhe ditëve apo javëve të ardhshme mund të ngelin në rrugë.

Baballarët tanë dikur kanë sfiduar kohëra e sisteme si idealistë me bark të zbrazur, por sot jemi në kohëra tjera!

Njoh një prind idealist dhe opozitar i përbetuar që tre djemtë me fakultete u detyruan me ikë jashtë me punu nëpër Mcdonald-sa e ‘baushtella’.

Ndoshta, edhe këto alarmime mund të jenë të papërfillshme për ta, por koha do ta dëshmojë!

Uroj që krerët e opozitës të dëgjojnë opinionin, të bisedojnë e kuvedojnë me qytetarët e zakonshëm!

Marketing
Related news