31.8 C
Skopje
Sunday, September 8, 2024

Ekipi i përbashkët Kinë-OBSh: Ende nuk identifikuar kafsha bartëse e koronavirusit

Zbulimi i sekuencës virale të koronavirusit të tipit të ri tregoi se virusi ka origjinë nga transmetimi zoonotik, por bartësi ende nuk është identifikuar, tha të martën Liang Wannian, udhëheqësi i palës kineze i ekipit të përbashkët Kinë-OBSh në Wuhan.

Liang i tha këto pas përfundimit të pjesës së Kinës të studimit mbi gjurmueshmërinë e koronavirusit nga Ekipi i Përbashkët Kinë-OBSh, që përbëhet nga 17 ekspertë kinezë dhe 17 ekspertë nga 10 vende të tjera.

Identifikimi i sekuencës virale tregoi se lakuriqi i natës dhe pangolina nuk janë aq të ngjashëm që të shërbejnë si paraardhës të drejtpërdrejt të koronavirusit, sipas Liang-ut.

Larmishmëria e të dhënave të sekuencës së koronavirusit u duk në fillim të shpërthimit të epidemisë në Wuhan, tha Liang, gjë që tregon se ekzistojnë zinxhirët e transmetimit, për të cilët nuk u morën mostra, përveç tregut të prodhimeve të detit “Huanan” të Wuhanit.

Ai shtoi se nuk ka shenja të transmetimit të koronavirusit të llojit të ri në Wuhan para dhjetorit 2019.

Marketing
Related news