6.8 C
Skopje
Friday, February 3, 2023

Editorial/ “Zhdukja” e deputetëve veprim jo i mirë që mund të keqpërdoret edhe në raste të tjera

Shkup, 12 nëntor – Në dy javët e fundit, Maqedonia e Veriut përjetoi tërrmete politik, ku njëra u shkaktua na rezultatet e zgjedhjeve lokale, e dyta kishte të bëntë me mocionin që ngritën partitë opozitare për rrëzimine qeverisë, e e treta ishte largimi i deputetit Kastriot Rexhepi dhe refuzimi i tij për të marrë pjesë në kuvend, e që kjo e fundit shkaktoi jo pak shqetësime, por që në të njejtën kohë ky rast mund të shëndrrohet në një precedent të rrëzikshëm për të ardhmen politike në Maqedoninë e Veirut.

Demokracia është një nga ideolgjitë më të mira të cilët janë aplikuar nga shoqëria njerëzore, e kjo për faktin se për dallim nga të tjerat, ajo ofron hapësira dhe liri shumë më të mëdha, ku një njeri ka të drejtën që të flas, mendoj apo edhe të jetoj siç ai dëshiron, por që nënkupton se edhe ky sistem ka rregullat e veta, por që muret kufizuese të saj janë më të pa dukshme se sa tek format tjera të rregullimit shoqëro, shkruan Zhurnal.

E bukura e demokracisë është se ajo paraqet formën më të mirë në të cilin mbrohen dhe përfaqësohen qytetarët e një shteti, e që kjo bëhet përmes përfaqësuesve të tyre në institucionet shtetërore, ku organi më i lartë përfaqësues në këtë sistem është Kuvendi, ndërsa përfaqësuesi më i madh i popullatës në të është Deputeti. Ai është një qytetarër si gjithë të tjerët, por me një të veçantë pasi ai ka marrë mbështetjen dhe legjitimitetin e popullit për ti përfaqësuar dhe për të qenë zëri i tyre në Kuvend, apo në institucionet shtetërore ku merren dhe zbatohen vendimet që prekin shoqërinë në tërësi, e si i tillë ai nuk është më individ, por ai përfaqson idealet e mijra qytetarëve të thejeshtë të ati vendi, shkruan Zhurnal.

Duke qenë se ai më nuk është vetëm peson por zëri i qytetarëve, ai ka një status të veçant shoqërorë dhe juridik, dhe si i tillë shteti duhet të bëjë çdo gjë që atij ti mundësohet siguria dhe liria për të kryer detyrën për të cilën ai është ngarkuar, pasi çdo kërcënim apo pengesë për të ushtruar funksionin e tij, është sulm direkt që u bëhet qytetarëve të një vendi.

Histroria është e mbushur me raste kur deputeti apo deputetëte kanë parandaluar çdo formë të prishjes së rendit kushtetues të një shteti, e nuk kanë munguar rastet kur ata janë ndjerë nën presion për të kundërshtuar apo edhe përkrahur një gjë jashtë dëshirës dhe vullnetit të tyre, e kjo ka prodhuar fekte të fuqishme negative në shoqërinë e ati shteti.

Vendi i deputeti çdo herë është në Parlament, qoftë në raset kur temat e diskutimit janë të lehta apo të rënda, ai duhet të jetë prezent aty, edhe kur çështja për të cilën duhet të vendoset është shumë e komplikuar dhe me efekte të fuqishme, pasi vetëm në këtë mënyrë ai do ta arsyetojë qëndrimin që do të mbajë qoftë “PRO” apo KUNDËR”, pasi në rast se ai nuk gjende aty për të dhënë shpjegime me qëndrime, krijon hapësira për lindjen e shumë teorive që kërcënonjnë imazhin e përfaqësuesit e popullit, shkruan Zhurnal.

Një rast i ngjajshëm ndodhi mbrëmë edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku deputeti Katriot Rexhepi mungoi në seancësn që ishte caktuar për të votuar mocionin e mosbesimit, e “zhdukja” e tij krijoi shqetësime mjaft të mëdha në opinionin publik në vendin tonë, e kjo ndikoi që të lindinin shumë teori për fatin e tij, e që e gjihë situata bëri që të conohet fuqishëm imazhi i përfaqësuesit të pupulit tek qytetarët e vendit tonë.

Duke qëndruar larg çdo lloj paragjykimi se pse ai ndryshoi qëndrim, pasi kjo është gjëja më e pa rëndësishme për monenti, por ajo që është shqetësuese ka të bëjë më faktin se si mundet një deutet të largohet nga kuvendi, në një moment kyç për të ardhmen e vendit, largohet në një mënyrë të pa precedent në një kohë kur shoqëria dhe elektorati i tij kanë më shumë se kurr nevojë për ta dëgjuar atë dhe për të parë qëndrimin e tij, pavarsisht se ai a do të dekalrohej pro apo kundër ati mcionin, pasi në atë mënyrë ai do t’ia shtonte vlerën emrit të tij por edhe pozitës që mban.

Fakti shqetësuese është se deputeti dekalrohet se është ndjerë i kërcënuar, e në këtë rast kjo është e vërtetë atëher ajo është një alarm për institucionet e vendit tonë dhe në të njejtën kohë është një rrezik për demokracinë në Maqedoninë e Veriut, se si ajo dështon ta mbrojë përfaqësuesin e popullit edhe kur ai me të drejtën e tij të plotë mban një qëndrim që mundet të jetë kudër vet partisë së tij, apo edhe pushtetit, pasi kjo krijon një efekt të fuqishëm negativ tek opinioni publik në vendin tonë, e kjo e ndrydhë lirin e fjalës dhe mendimit që janë vlera themlore dhe elemntare të demokracisë.

Ky rast mund të krijoj një precedent të rrezikshëm për të ardhmen, ku tani çdo herë që vendi ynë do të ketë një çështje shumë të rëndësishme për të vendosur në të cilën preken intereat shteterore apo edhe shoqërore, mund të ndodhë që deputetët të largohet, e që e gjithë kjo mund ta zhysë vendi tonë në amulli dhe në të njejtën kohë të ndikoje që vlera dhe pesha e përfaqësuesve të popullit të ulet, e kjo është një kërcënim i madh për demokracinë e Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.

Institucionet në vendin tonë duhet që të bëjnë gjithçka për të zbardhur rastin dhe të ketë transparencë para opinionit publik në mënyrë që një precedenti tillë mos të përsëritet në të ardhmen, pasi pasojat do të ishin katastrofike për Mqedoninë e Veriut.///Zhurnal.mk

Latest news
Related news