13.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

Dy viktima dhe 38 raste me koronavirus në Kosovë

Dy viktima dhe 38 raste me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 3,285 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u shëruan 185 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 1,895.

Deri të martën në Kosovë janë dhënë mbi 1.3 milion vaksina kundër koronavirusit.

Mbi 573,000 qytetarë janë të vaksinuar plotësisht.

Aktualisht janë në fuqi masa që kërkojnë dëshmi të vaksinimit ose teste negative kundër koronavirusit për të hyrë në objektet e gastronomisë dhe në institucionet publike dhe private të Kosovës që kanë punë me palë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img