14.8 C
Skopje
Tuesday, September 27, 2022

Dy raste të organizimit të skemave piramidale në Gjilan, tre të arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të organizmit të skemave piramidale dhe bixhozit në Gjilan.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se lidhur me këto dy raste janë arrestuar tre persona.

Gjilan 08.10.2021 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishe organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Si prova materiale janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një monitor, një printer, 5 televizor, një telefon mobil dhe rreth 8.545 euro para të gatshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Dobreqan, Gjilan 08.10.2021 – 19:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që lokalin e tyre kanë organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Si prova materiale janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, katër monitor, një printer, tre televizor dhe 38.60 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img