13.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Duket si karotë por nëse e kafshoni mund t’ju mbyt, plazhet e qytetit britanik “vërshohen” nga bima me toksike sesa kërpudha helmuese

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar kalimtarët e rastit që të mos hanë një bimë helmuese, e cila ngjan shumë me një perime të familjes së karotës që këto ditë është parë në plazhet e qytetit Cumbria në veriperëndim të Anglisë.

Ajo ndryshe njihet si “gishti i vdekjes”, ngjanë shumë me një karotë kur e shikoni për herë të parë, por gjethet e saj janë shumë helmues e lëvorja e saj nëse konsumohet mund ta mbyt njeriun, transmeton Telegrafi.

Ajo rritet në ishujt e Britanisë dhe në afërsi të ujërave, por për shkak të stuhive që goditën vendin së fundmi ka arritur deri të plazhet e Cumbrias – ku është bërë thirrje kalimtarëve të rastit që të mos i prekin.

https://www.facebook.com/millomcoastguard/photos/4546884605405416

Rojet bregdetare kanë paralajmëruar të gjithë se bëhet fjalë për një bimë shumë të rrezikshme që godet drejtpërdrejtë sistemin nervor, shkakton ngërçe dhe vdekje të papritur.

Ekspertët theksojnë se “gishti i vdekjes” është më i rrezikshëm sesa kërpudhat helmuese që kanë mjaft toksina për ta mbytur një person të rritur.

“Kur është fjala për helmin, kërpudha nuk është asgjë krahasuar me këtë”, ka thënë instruktorja e agjencisë britanike Wild Food, Marlow Ranton.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img