29.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Dua Lipa feston suksesin e radhës me këngën “Love Again”, arrin mbi 100 milionë klikime në YouTube

Sukseset e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, janë të panumërta dhe ato po shton çdo ditë e më shumë.

26-vjeçarja një sukses të radhës e ka arrit me këngën e saj “Love Again” që u publikua në muajin qershor bashkë me një videoklip mjaft unik.

Kënga deri tani ka grumbulluar mbi 100 milionë klikime në kanalin YouTube, dhe për këtë lajm Dua ka bërë postim në Instagram për të falënderuar fansat e saj.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Mbi 100 milionë shikime në Love Again dhe gjithë dashuri time e kam për ju. Faleminderit”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e disa imazheve të shkëputura nga videoklipi.

Ndërkohë, Dua po shijon edhe një tjetër sukses me këngën e fundit “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me artistin e madh britanik, Elton John.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, theksojmë që artistja e famshme shqiptare së fundmi u nominua në tri kategori, në ndarjen e çmimeve prestigjioze American Music Awards 2021.

Lipa është në konkurrencë për të fituar çmimet: “Artistja më e mirë pop”, “Albumi më i mirë pop” (për albumin ‘Future Nostalgia’) dhe “Kënga më e mirë pop” (për këngën ‘Levitating’).

https://www.instagram.com/p/CVnysUBKcPg/?utm_source=ig_web_copy_link
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img