5.8 C
Skopje
Saturday, December 4, 2021

Drejtori i Revizionit shtetëror realizoi takim me zëvendëskryeministrin Lupço Nikollovski

Shkup, 22 shtator – Në ambientet e entit shtetëror për revizion, revizori kryesor shtetëror, Maksim Acevski dhe zëvendës revizori kryesor shtetëror, Orhan Ademi zhvilluan një takim pune me Zëvendëskryeministrin për Luftë kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Burimeve Njerëzore, Lupço Nikollovski.

Në takim u theksua rëndësia dhe roli i entit shtetëror për revizion si institucion suprem i revizionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Revizori kryesor shtetëror dhe Zëvendëskryeministri për Luftë kundër Korrupsionit dhe Krimit biseduan edhe për zbatimin e masave të Planit Kundër Korrupsionit, si dhe nevojën për aktivizimin e Komitetit të revizionit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Në këtë kontekst, revizori kryesor shtetëror theksoi se jo gjithmonë duhet të auditohen vetëm shpenzimet e bëra nga buxheti i shtetit, sepse të ardhurat janë po aq të rëndësishme. Me një qasje të tillë, Enti shtetëror për revizion me punën e saj kontribuoi në hyrjen e 10 milionë eurove në buxhetin e shtetit vitin e kaluar. Në atë mënyrë, puna jonë ka vlerë të shtuar për buxhetin e shtetit dhe për qytetarët.

Zëvendëskryeministri Nikollovski, nga ana tjetër, vuri në dukje se gjetjet e raporteve të auditimit në të cilat vërehet funksionimi ilegal i institucioneve janë një shenjë e mirë për institucionet kompetente për veprime të mëtejshme dhe se çdo raport auditimi rishikohet në detaje në seancat e qeverisë. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img