10.8 C
Skopje
Friday, March 29, 2024

Dramë në “Bit Pazar” mes policëve dhe një personi të armatosur

Shkup, 8 Tetor – Dramë e vërtetë është zhvilluar dje në rrugën “Çellopek” në Bit Pazar. Pasi 34 vje;ari me iniciale V.K. ka kryer vjedhje në një shitore duke e kërcënuar pronarin me armë, në vendin e ngjarjes kanë arritur policia. MIrëpo V.K. nuk a dashur të dorëzohet dhe revolen e ka drejtuar drejt policëve, të cilët falë intervenimit të suksesshëm kanë arritur ta arrestojnë, transmeton Zhurnal.

Ai është dërguar në stacion policor dhe pas dokuentimit të plotë të rastit do të ngritet padi penale sipas Nenit 237 të Kodit Penal.

Marketing
Related news