35.8 C
Skopje
Tuesday, July 23, 2024

“Donald Trump vdiq”, llogaria e djalit të ish-presidentit në shënjestrën e hakerave

Llogaria në portalin “X” e Donald Trump Jr., djalit të ish-presidentit amerikan, shkruante se babai i tij kishte vdekur teksa shante presidentin aktual, Joe Biden në një seri mesazhesh të ngarkuara nga hakerat ditën e mërkurën.

Mesazhet u fshinë në më pak se një orë. Ndërkohë, faqja e Don Jr. ka rreth 10 milionë ndjekës.

“Me pikëllim njoftoj se babai im, Donald Trump, ka ndërruar jetë. Do të kandidoj për president në vitin 2024”, ka shkruar ai.

Një tjetër postim shkruante: “Richard Heart është i pafajshëm, kur të bëhem president do ta djeg komisionin e valutës, bonove e këmbimit”, duke iu referuar ekspertit të kriptovalutave që është dënuar për mashtrim në fillim të vitit.

I biri i Trump ende nuk ka dhënë një deklaratë për ngjarjen por vëllai i tij më i vogël Eric, sqaronte në një koment: “Dua që t’i kthehet sa shpejt llogaria @DonaldJTrumpJr edhe pse kjo është zbavitëse, fundja fjalëkalimi i tij ishte vetëm Don2024”.

Marketing
Related news