21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

DOM dhe LDP nuk e japin Zaevin, nuk e votojnë mocionin e mosbesimit

Shkup, 8 nëntor – PLD dhe DOM nuk do t’i votojnë mosbesimit Qeverisë, pasi nesër lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski njoftoi se do të paraqesë në Kuvend iniciativë për votim mosbesimi.

Të pyetur deputetët Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski nga PLD se a do ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, ata për Fokus kanë thënë se nuk do t’i votojnë mosbesimit presidentit të tyre, i cili është ministër aktual i Vetëqeverisjes Lokale në Qeveri.

Edhe Maja Moraçanin nga DOM konfirmon se nuk do t’i votojnë mosbesimit Qeverisë.

Paraprakisht, Bashkimi Demokratik ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në qeverinë politike me shumicë të re parlamentare nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Pavle Trajanov tha se nuk ka nevojë për proces të ri, zgjedhje të reja, harmonizim të ri për bashkëpunim me partitë tjera politike.

– Nëse nuk mund të zgjidhet një qeveri e re, atëherë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare janë të pashmangshme. Organizimi i tyre nga qeveria e Përzhinos është marrëveshje politike e futur në ligj, por, sipas meje, një qeveri e tillë nuk duhet të formohet sepse Kushtetuta nuk e njeh dhe është akti më i lartë – tha Tito Petkovski.

Edhe VMRO Popullore konfirmoi se nuk e përkrah mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img