5.8 C
Skopje
Saturday, December 4, 2021

Dita e katërt e reciprocitetit, vërehen lëvizjet e KFOR-it dhe EULEX-it në veri

Dy rrugë nacionale që lidhin Kosovën me Serbinë, po vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga kamionët dhe veturat e vendosura nga banorët lokalë serbë edhe ditën e katërt, prej kur Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë vendimin e saj për reciprocitet me Serbinë për targat e automjeteve.

Sipas RTV Dukagjini nga Bërnjaku, tre kamionë të mëdhenj kanë bllokuar rrugën që dërgon për tek pika kufitare, duke pamundësuar lëvizjen e automjeteve drejt shtetit tjetër.

Derisa disa qindra metra larg pikës doganore po qëndrojnë pika të ndryshme kontrolli edhe të Njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Protestuesit serb janë strehuar në kafiteri të improvizuara derisa vëzhgojnë nga aty situatën.

Raportohet se situata është dukshëm më e qetë në Bërnjak se në Jarinjë, derisa aty janë parë kohë pas kohe edhe patrullimet e KFOR-it dhe EULEX-it.

Derisa gazetari i RTV Dukagjinit nga Jarinja thotë se gjatë ditës ka pasur një protestë të serbëve por nuk është shënuar ndonjë incident.

Në afërsi të kësaj pike, qytetarët serb kanë ndezur zjarre dhe kanë improvizuar tenda duke bërë “roje” gjatë gjithë natës, përcjell Telegrafi.

Edhe në këtë vend, rruga është e bllokuar nga kamionë të shumtë që përbëjnë kolona kilometërshe.

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se qytetarët lokalë në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak – të cilët kanë bllokuar rrugën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të masës së reciprocitetit në targa – kanë përforcuar bllokadat me zhavorr.

Derisa situata në pikat kufitare mbetet e pa ndryshuar, diplomacia ka lëvizur.

Zyrtarët qeveritarë të Kosovës kanë pasur disa takime gjatë ditës për këtë çështje me përfaqësues të vendeve të Quintit.

Diplomacia amerikane bëri thirrje të enjten sërish për uljen e menjëhershme të tensioneve në veriun e Kosovës, kur për të katërtën ditë më radhë grupe qytetarësh serbë po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore, në shenjë protestë ndaj zbatimit të masave të reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img